Në ambientet e kazermës “Ushtaret e NATO-s” në Istog, është realizuar gara tradicionale “Ujku Garues” me këtë raste është mbajtur ceremonia e përfundimit të garës që është një nder aktivitetet kryesore që i realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT) ku marrin pjesë ekipe nga njësit e FSK dhe ndërkombëtar.
FSK ka njoftuar se këtë vit pjesëmarrës ne garë ishin 14 ekipe nga regjimentet e KFT-së , 3 ekipe nga njësit e FSK-së, Garda Kombëtare, Policia Ushtarake, Komanda e Logjistikës, përcjell Arbresh.info.
“Pjesëmarrësit në garë treguan përgatitje të lartë fizike, disiplinë entuziazëm dhe përkushtim dhe u certifikuan për pjesëmarrje ne këtë aktivitet”, thuhet në njoftim.
Në njoftim bëhet e ditur se garën e ka fituar Policia Ushtarake dhe është shpërblyer me vendin e parë.
Ndërsa, vendi i dytë i takoi Kompanisë B të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, dhe vendi i tretë shkoi për Kompaninë Mbështetëse të Regjimentit të Këmbësorisë./Arbresh.info.





Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten