Trajneri i Barcelonës, Xavi, lavdëroi Ilkay Gundoganin për kontributin e tij në skuadër pasi ata regjistruan një fitore 5-0 ndaj Antwerp.
Ndërsa mesfushori gjerman kontribuoi me një asist në fitoren 5-0 të Barcelonës në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve kundër Royal Antwerp të martën, menaxheri Xavi vuri në vëmendje përpjekjet e Gundogan dhe e quajti nënshkrimin e tij si “të dërguar nga qielli”.
“Kur Gundo ka topin, gjithçka bëhet më mirë. Sa më e thjeshtë. Ai bën gjithçka mirë, absolutisht gjithçka. Nëse ne luajmë mirë është për shkak të djemve si ai. Nënshkrimi u dërgua nga qielli, sinqerisht. Një lojtar superlativ, një kënaqësi totale për t’u parë.”
Joao Felix luajti edhe një herë për Barcelonën teksa shënoi golin e tretë për klubin që kur iu bashkua në ditën e fundit të afatit si huazim nga Atletico Madrid.
Portugezi dha edhe asistimin për goditjen e Robert Lewandowskit./Arbresh.info/
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...