Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka thënë se ka nisur operacione “kundër terrorizmit” në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, që është nën kontrollin e Armenisë.
Tensionet kanë qenë të larta që disa muaj në këtë enklavë etnike armene, e cila njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Njëmbëdhjetë zyrtarë policorë të Azerbajxhanit dhe civilë është raportuar të jenë vrarë si pasojë e një shpërthimi me mina dhe një incidenti tjetër.
Ushtarët e Azerbajxhanit duke bërë roje një pikë kontrolli në Korridorin e Lakinit, dhjetor 2022.
Zyrtarë të mbrojtjes armene në rajonin e shkëputur kanë thënë se ushtria e Azerbajxhanit e ka shkelur “armëpushimin në linjat e kontaktit përmes sulmeve me raketa”.
Përfaqësues tjerë të Karabakut kanë përmendur “ofensivë ushtarake të shkallës së gjerë”.
Dy vendet fqinje, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë luftuar dy herë për Nagorno-Karabakun, njëherë në fillim të viteve 1990, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, dhe më pas më 2020.
Prej dhjetorit, Azerbajxhani e ka ndërtuar një bllokadë de-facto në rrugën e vetme që çon në Armeni, e njohur si Korridori Laçin.
Të martën, Ministria e Mbrojtjes në Baku i ka akuzuar forcat armene për “bombardime sistematike” të pozicioneve ushtarake dhe ka thënë se është përgjigjur duke nisur “aktivitete lokale kundër-terrorizmit… për t’i çarmatosur forcat e armatosura armene nga territoret tona”.
Ministria ka insistuar se nuk është duke shënjestrar civilë, por qendra ushtarake, me armë me precizitet të lartë.
Ministria e Mbrojtjes në Armeni ka thënë se pretendimet për sulme armene nuk përputhen me realitetin./rel/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...