Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, pritet të takohet me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva këtë javë në Nju Jork, sipas dy burimeve të qeverisë braziliane.
Kjo vjen pasi një zyrtar i lartë ukrainas tha se Presidenti Zelenskyy planifikon të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në qytetin e Nju Jorkut, shkruan Sky News.
Ai gjithashtu pritet të takohet me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të enjten e ardhshme.
Një takim midis Zelensky dhe Lula mund të jetë i rëndësishëm, pasi kur filloi lufta në Ukrainë, shpresat ishin më të larta se Brazili mund të mbështeste pozicionin perëndimor. /arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë