Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një konferencë për medie, ka deklaruar se Bashkimi Evropian është palë në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, masat ndaj Kosovës do të jenë aty për aq sa vlerësohet, por ato mund të lehtësohen, por edhe të shtrëngohen.
“Masat e përdorura në rastin e Kosovës janë masa të përkohshme, masa që janë aprovuar nga shtetet anëtare, pasi të gjithë u pajtuan”, tha Stano.
Ai, po ashtu tha se Bashkimi Evropian nuk është palë në dialogun Kosovë-Serbi, duke shtuar se nëse palët refuzojnë që të gjejnë kompromis, asnjëherë nuk do të kenë sukses.
“Më lejoni të kujtoj një gjë që BE-ja nuk është palë e dialogut, palët e dialogut janë Kosova dhe Serbia, BE-ja është lehtësuese në bazë të çështjeve të shprehura nga të dyja palët, kështu që ne jemi duke bërë rolin e lehtësuesit dhe po ndihmojmë të dy palët që të arrijnë marrëveshjet mes tyre. Por, ne kurrë nuk do të jemi të suksesshëm për sa kohë që palët refuzojnë të ecin në rrugën e kompromisit dhe nëse ne po përpiqemi t’i ndihmojmë ata dhe dikush nuk dëshiron ndihmë, çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Stano, zëdhënës i BE-së.
Tutje Stano bëri të ditur se pas informimit tek vendet anëtare të BE-së nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak, do të vendoset se çfarë do të ndodh me dialogun./rtk
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...