Bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Marok vijon që të rritet.
Sipas të dhënave më të fundit, të paktën 2681 persona kanë humbur jetën pas tërmetit me magnitudë 6.8 ballë të së premtes mbrëma dhe 2501 të tjerë janë plagosur rëndë, shkruan Al Jazeera.
Këto shifra pritet të rriten, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit luftojnë për të hyrë në zonat malore që janë të vështira për t’u arritur.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se më shumë se 300,000 njerëz jetojnë në zonat më të goditura dhe ekspertët kanë paralajmëruar se 48 orët e ardhshme do të jenë “kritike” për shpëtimin e jetëve./abcnews.al

Nis një operacion shpëtimi në majen e Lubotenit, ShKShMK del...
Martinelli afër largimit nga Arsenali, Arteta e do yllin e A...
Sulmet amerikane në Iran, rritet përsëri çmimi i naftës
S’shkoi në punë për 4 vjet dhe e mori pagën të plotë, ngrihe...
7 viktima nga vapa në Francë, vala e të nxehtit përfshin edh...
SPAK jep detaje për aksionin me anti-mafian italiane, arrest...