Ndërsa propozimet e reja për ndryshimet në kabinet të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama po presin në Presidencë për firmën e Kreut të Shtetit, ministrat e shkarkuar morën pjesë në mbledhjen e fundit të qeverisë këtë të enjte.
Qëndrimin më të shkurtër në këtë takim e kishte Olta Xhaçka, që hyri e doli nga kryeministria në rreth 10 minuta, mjaftueshëm sa për të hedhur një firmë.
Në mbledhjen e Asamblesë, shefi i mazhorancës e largoi nga drejtimi i Ministrisë së Jashtme, duke e zëvendësuar me ish-ambasadorin e Shqipërisë në OSBE Igli Hasani.
Me gjasë kjo ishte edhe hera e fundit për Frida Krifcën në Kryeministri, pas shkarkimit nga detyra si ministre e Bujqësisë, post që mbante prej dy vitesh. Të njëjtin fat do të ketë edhe Edona Bilali, ish-Ministrja e Shtetit pa portofol.
Dalja nga mbledhja dëshmoi për kalim të butë stafete tek Arsimi, që do të drejtohet nga Ogerta Manastirliu, ndërsa Evis Kushi do ta takojë shefin jo më në selinë e qeverisë, por në atë të partisë, si sekretare për gruan.
Kur propozimet e Rames shkuan në Presidencë pasditen e të mërkurës, kreu i shtetit, Bajram Begaj nuk ndodhej në zyrë për shkak të një vizite zyrtare në Kazakistan. Rikthimi i tij në zyrë të shtunën shënon edhe mundësinë e parë për të firmosur dekretet, nëse nuk do t’i japë vetes më shumë kohë për verifikime.
Nga ana tjetër mazhoranca duhet të tregohet e gatshme për të votuar ndryshimet në qeveri në një seancë të posaçme në fillim të javës së ardhshme, sapo Rama të marrë OK-in nga Begaj, me qëllim që Shqipëria të mos prezantohet me një ministre të Jashtme të shkarkuar, në punimet e Asamblesë së OKB-së, më 14 shtator./A2CNN/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari