Një 31 vjeçar me iniciale F.S është arrestuar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në muajin korrik në Pejë.
Si pasojë e këtij shpërthimi, janë dëmtuar dy vetura, mirëpo pasoja në njerëz nuk ka pasur, shrkuan Arbresh.info.
“Me datё 23.07.2023, rreth orёs 04:30, Policia ёshtё njoftuar se nё rrugën “Jeton Dedushaj” nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim. Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë iu kanё pёrgjigjur rastit, aty ёshtё vërejtur se shpёrthimi ka ndodhur para derёs sё shtёpisё sё viktimave dhe si pasojё dy (2) vetura janё dёmtuar, mirëpo pasoja nё njerёz nuk ka pasur.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Nё vazhdën e hetimeve tё zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, sot me datё 07.09.2023, nё bazё tё urdhёresёs sё Gjykatёs themelore nё Pejё, ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse tё personit tё dyshuar: F.S. i lindur me 1992 Kosovar/Shqiptar”, thuhet tutje.
Sipas Policisë, të dyshuarit i është sekuestruar edhe automjeti i tij i cili dyshohet se është përdorur në këtë rast.
Ndërkaq, me vendim të Prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./Arbresh.info
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...
Sulmohet me thikë një person në Kamenicë, arrestohet i dyshu...