Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë këtij takimi Kryeprokurori Isufaj, e ka uruar shefin e EULEX-it, për detyrën e re, me ç ‘rast e ka vlerësuar si të rëndësishëm rolin e këtij misioni në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të Prokurorisë Speciale, përcjell Arbresh.info.
Po ashtu, kryeprokurori Isufaj e njoftoi shefin e EULEX-it me punën, sfidat dhe objektivat e këtij institucioni, në funksion të fuqizimit të Prokurorisë Speciale, si dhe ngritjes së besimit të qytetarëve në institucionin që ai drejton.
Ndërkaq, kreu i EULEX-it, Pietro Barbano, shprehu gatishmërinë e tij që brenda mandatit të cilin e ka ky mision, të përkrah dhe mbështes punën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe të gjithë prokurorëve vendorë.
Bashkëbiseduesit shprehën nevojën e thellimit të bashkëpunimit me qëllim të forcimit të sundimi të ligjit në Republikën e Kosovës./Arbresh.info
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor