Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në asamblenë “Open Government Partnership” në Estoni.
Në fjalimin e tij Kurti tha se Kosova është e rrezikuar nga sulmet kibernetike të cilat sipas tij, mund të vijnë nga aleatët e Rusisë.
Ai tha se në dritën e sulmeve kibernetike, digjitalizimi bëhet edhe më i rëndësishëm, sipas tij, Kosova është e pajisur me internetin në gjithë territorin e saj dhe se kosovarët kanë mundësi në qasjen në marketin ndërkombëtar.
“Është kënaqësi që të jem ne Estoni. Estonia është një storie suksesi e digjitalizimit. Ajo ua ka lehtësuar jetën qytetarëve të saj përmes digjitalizimit. Në dritën e sulmeve kibernetike, digjitalizimi bëhet edhe më i rëndësishëm. Me internetin qe shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, qytetarët tanë kane mundësi në marketin ndërkombëtar”.
“Kështu mund ta përmirësojmë efikasitetin e shëndetësisë, gjyqësorit dhe ta rrisim produktivitetin e gjithë ekonomisë. Mirëpo çdo e mirë, ka edhe kërcënimet e saj. Në Kosovë, aleatët e Rusisë kanë tëndenca të bëjnë sulme kibernetike. Jemi të hapur të mësojmë nga ju për një demokraci sa më të fortë digjitale”, tha ai.
Gjatë vizitës në Estoni, kryeministri po ashtu do të zhvillojë një takim dypalësh me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, krahas takimeve tjera./Arbresh.info/
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...