Një 30 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë është vënë në pranga nga policia në Vorë. Në momentin e arrestimit atij iu gjet edhe një armë zjarri.
Krahas tij, është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, për përkrahje të autorit të krimit. Ky u fundit drejtonte makinën në të cilën ishte pasagjer i arrestuari, Arian Armani alias Eljfat Saljiu.
Ai nuk iu bind urdhrave të Policisë gjatë ndërhyrjes për të ndaluar duke i ikur patrullës së policisë. Gjatë ndjekjes, nga automjeti ka zbritur Arian Armani alias Eljfat Saljiu, ndërsa drejtuesi i automjetit së bashku me automjetin janë larguar.
Arian Armani alias Eljfat Saljiu, ka tentuar të largohet dhe të fshihet në ambientet e një hoteli në Vorë. Gjatë kërkimeve ai u kap në ambientet e hotelit. Gjatë kontrollit në ambientin e hotelit ku ky shtetas ka tentuar të fshihej, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 30-vjeçari i arrestuar, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”./abcnews.al/
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...
Hoxhaj në Forumin e Davos-it: Pa reagim perëndimor, hegjemon...
Arrestohet pas tre muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë