Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se kanë përmbyllur “Muajin e Rinisë” natën e mbrëmshme të organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës (PDK).
Kreu i PDK-së përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, ka përshkruar energjinë pozitive dhe angazhimin e të rinjve në debate, ngjarje kulturore, mbrojtjen e mjedisit, sporte dhe aksione simbolike të ndryshme gjatë këtij muaji të organizuara nga Rinia Demokratike e Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Postim i plotë:
“Energji pozitive dhe bashkëbisedime përmbajtjesore me të rinjtë e mrekullueshëm të Kosovës, në përmbyllje të “Muajit të Rinisë”, të organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës.
Me aktivitete nga më të ndryshmet prej diskutimeve, ngjarjeve kulturore, kujdesit për mjedisin, sfidimit në sporte të ndryshme, e deri te aksionet simbolike si reagim ndaj keqqeverisjes së vendit, për një muaj rresht, djem e vajza të reja anembanë Kosovës shkëmbyen përvojat dhe idetë e tyre për të ardhmen që e ëndërrojnë këtu. Mbrëmje fantastike. Krenar me të rinjtë tan”, përfundoi Krasniqi/Arbresh.info/
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...