Trajneri i ri i Paris Saint-Germain, Luis Endrique ia ka bërë të ditur italianit, Marco Verratti që ai nuk është ne planet e trajnerit.
Italiani kohëve të fundit ka zgjatur kontratën me skuadrën franceze, mirëpo është i lidhur me një transferim drejt Arabisë Saudite, shkruan arbresh.info.
Sipas “Le Parisien”, Enrique i ka thënë drejtpërdrejt lojtarit se ai kurrë nuk do të luaj nën udhëheqjen e tij.
30-vjeçari ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim drejt ligës arabe, ku skuadra si Al-Hilal dhe Al-Ahli kanë shpreh interesim për italianin.
Mediat e ndryshme arabe, kanë raportuar se ai mund të ribashkohet me Neymar Jr tek skuadra e Al-Hilalit.
Mbetet të shihet ditëve në vijim se cili do të jetë vendimi i lojtarit. /arbresh.info/
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”