Një aksident trafiku ka ndodhur dje në mbrëmje rreth orës 23:00, Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një trotinet elektrik.
Si pasojë e aksidentit, personi që ka lëvizur me trotinetin, ka marrë lëndime trupore, dhe vazhdon të marr tretman mjekësor, përcjell Arbresh.info.
Tutje, në raportin e policisë thuhet se vetura e aksidentuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe rasti është duke vazhduar në procedurë hetimore.
“Prishtinë 29.08.2023 – 23:00. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture deri me tani të pa njohur e cila është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe një trotineti elektrik me drejtues viktimën mashkull kosovar, ku si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime dhe vazhdon te marr tretman mjeksor. Në lidhje me rastin eshtë konsultuar prokurori i shtetit, rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...