KF Llapi, Ilir Blakçori është shpallur lojtari i javës nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Blakçori ndihmoi skuadrën nga Podujeva duke shënuar një gol, shkruan arbresh.info.
Pasi mori këtë çmim, Ilir Blakçori u shpreh i lumtur që skuadra e tij shënoi fitoren e radhës në elitën e futbollit në Kosovë.
“Është kënaqësi të shpallesh më i miri i xhiros. Për mua ky është çmimi i parë dhe ndihem tejet i vlerësuar. Kjo do të ishte e pamundur pa ndihmën e bashkë lojtarëve dhe shtabin teknik, andaj shfrytëzoi rastin t’i falënderoj për bashkëpunimin. Këtë edicion e kemi nisur mbarë ndonëse kemi ndërtuar një ekip pothuajse të ri. Na duhet akoma kohë që të komponohemi për të paraqitur në fushën e gjelbër më të mirën tonë. Atmosfera në ekip është e mirë dhe besoj që performanca jonë do të na dërgojë sa më lart në renditje”, ka thënë Ilir Blakçori për faqen zyrtare të FFK-së./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...