Albion Rrahmani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në futbollin rumun.
Sulmuesi kosovar ka realizuar dy gola në fitoren e madhe të Rapidit në udhët te U. Craiova me rezultat 3-5.
22-vjeçari u inkuadrua në fushë në minutën e 46-të, teksa realizoi golin e parë në minutën e 65-të derisa krejt në fund të ndeshjes realizoi me kokë për rezultatin përfundimtar.
Rrahmani iu bashkua javë më parë Rapidit nga Ballkani për shumën e 600 mijë eurove, duke thyer rekordin e transferimeve në futbollin kosovar.
Pas ndeshjes sulmuesi llapjan është shprehur shumë i lumtur me dy golat e shënuar, teksa ka thënë se ata ia dedikon familjes së tij.
“Shpresojmë që në fund të kampionatit të jemi në vendin e parë. Ishte presion, por jam shumë i lumtur që kam shënuar dy gola. Ia dedikoj familjes sime, e cila shpresoj të jetë krenare për mua”.
“Është perfekte, kemi fansa të jashtëzakonshëm. Ne i duam ata, ne luajmë për ta”, tha Rrahmani.
Tutje ai u pyet edhe për kroatin Dugandzic i cili e nisi sfidën nga minuta e parë, duke thënë se atë e ka mik dhe e rëndësishme është që skuadra të fitoj.
“Dugandzic është miku im, nuk ka rëndësi kush luan, është e rëndësishme që ekipet të fitojnë. Projekti i Rapidit është perfekt për mua, kam ardhur këtu me zemër të hapur dhe jam i lumtur që kam nënshkruar”, u shpreh sulmuesi kosovar. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...