Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e Naser Kelmendit dhe e ka liruar nga akuza për trafikim me narkotikë për çka ishte dënuar nga shkalla e parë me 4 vite e 8 muaj burgim.
Në njoftimin e Apelit thuhet se Kelemendi është liruar nga akuza pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për çka akuzohej.
“Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, pas mbajtjes së seancës së kolegjit, e ka aprovuar ankesën e të akuzuarit N.K, të paraqitur përmes mbrojtësit të tij av.Besnik Berisha, ashtu që në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nënpargrafi 1.3, të Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin N.K e ka liruar nga akuza, sepse nga provat që janë administruar në shqyrtimin gjyqësor nuk provohet se ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej me aktakuzë”, ka njoftuar Gjykata e Apelit, raporton Betimi për Drejtësi.
Më 31 korrik, Prokuroria Speciale (PSRK), kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit dënim më të ashpër ndaj të akuzuarit Naser Kelmendi, i cili më 18 maj 2023 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 4 vite e 8 muaj burgim për trafikim me narkotikë, ndërsa mbrojtësi i tij avokati Besnik Berisha kërkoi lirimin e tij.
Ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, ankesë kishte paraqitur Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke i propozuar Apelit që lidhur me këtë çështje penale, të ndryshohet pjesa e vendimit lidhur me dënimin dhe të nxjerrë një vendim më të ashpër.
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...