Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar pasi platforma online e-Kosova në të cilën është hapur linku ku prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore është jashtë funksionit.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka numëruar disa “dështime” ku sipas saj, vijnë pas vendimit të MAShT-it për blerjen e tekstet shkollore, përcjell Arbresh.info.
“Disa prindër i kanë llogaritë bankare të bllokuara, çmimi i librave ende nuk dihet, prindërit ende nuk e dinë se me çfarë librave do të punojnë mësimdhënësit, prindërit nesër kur të shkojnë në librari nuk do t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtëpitë botuese ende nuk e kanë idenë e kërkesës, disa komuna s’kanë librari fare dhe prindërit do të detyrohen të lënë punën e të udhëtojnë për t’i blerë librat dhe atë sigurt jo vetëm njëherë”, ka shkruar Bajrami.
Sipas Bajramit, kjo do t’i kushtojë me miliona euro më shumë e fëmijëve do të ju kushtojë me mijëra orë të humbura.
“Dështim total, kaos e çka jo tjetër. Dorëheqja nuk mjafton”, ka përfunduar ajo./Arbresh.info/
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci