Është shoqëruar në stacionin policorë një person nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri dhe videon e kishte publikuar në rrjetin social.
Në raportin e policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:00, në fshatin Zajm të Klinës, përcjell Arbresh.info.
I dyshuar është liruar për procedurë të mëtejme hetimore, ndërsa arma i është konfiskuar.
“Fsh. Zajm, Klinë 24.08.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shtënë me armë zjarri dhe videon e kishte postuar në rrjetin social. Nga i dyshuari njësiti policor ka sekuestruar një pistoletë me gas. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...