Një makinë është djegur mesnatën e së enjtes në Fushë Krujë. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Halil, të Fushë Krujës ku është djegur nga persona të paidentifikuar në oborrin e banesës makina e shtetasit Xhelil Alushi.
Ndër të tjera mësohet se ka qenë zonja e shtëpisë ajo që dhe ka pikasur zjarrin dhe menjëherë të gjithë familjarët janë ngritur dhe kanë tentuar që të shuajnë zjarrin dhe me ndihmën e zjarrëfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Në dëshmitë e tyre familjarët shprehen se nuk kanë asnjë konflikt me asnjë person./abcnews.al/
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...
Nga 1 qershori, bileta e autobusit mund të kushtojë 30 lekë ...
Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën