Oda e Stomatologëve të Kosovës ka reaguar pas raportimeve për rastin që ndodhi dje në Malishevë, ku dyshohet se një grua ka humbur jetën pas një vizite që kishte pasur në një ordinancë stomatologjike, ku i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore
Përmes një postimi në Facebook, Oda e Stomatologëve të Kosovës ka thënë se është duke e përcjellur më vëmendje rastin e djeshëm që ka ndodhur në Malishevë.
“Oda e Stomatologëve të Kosovës me vëmendje është duke përcjellë rastin e ndodhur dje në Malishevë, ku është raportuar për përfshirjen e një stomatologu, anëtar i OSK-së.
Oda e Stomatologëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë qytetarëve me rastin e ndarjes tragjike nga jeta e pacientës nga Malisheva, për të cilën siç është raportuar nga ana e mediave ka ndërruar jetë pas marrjes së shërbimeve shëndetësore stomatologjike”, thuhet në njoftim.
Oda e Stomatologëve të Kosovës është zotuar se pas daljes së raporteve të inspektoratit shëndetësor në institucionin shëndetësor ku është dhënë shërbimi stomatologjik, do të jetë në krye të detyrave dhe misionit të saj, duke ndërmarrë të gjitha masat ligjore ndaj stomatologut, anëtarit të OSK-së, në raport me të gjeturat e konstatuara të inspektoratit shëndetësor./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Një grua humbi jetën pasi hoqi dhëmbin në një klinikë private në Malishevë, arrestohen dy persona
Dinamo mbetet pa trajner pak ditë para ndeshjes së barazhit
Mbi 2.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë në katër muaj, g...
“Misioni u krye, Erjon! Pusho i qetë” – “Forca” e dërgon tro...
Gjini: Nëse duam spitale moderne, shkolla cilësore e paga di...
Hoti në Mitrovicë: Nuk do të lejojmë që të rinjtë të mbeten ...
Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai për drogë, pritet ekstrad...