Gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi takoi Drejtorin e Përgjithshëm për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Peter Wilson.
Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi mirëseardhjen në Kosovë z. Wilson, duke i uruar dhe qëndrim produktiv në vend gjatë vizitës së tij. “Ne vlerësojmë lartësisht rolin e Mbretërisë së Bashkuar, partneritetin dhe miqësinë tonë”, u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi.
Ai foli mbi zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë dy viteve të fundit si dhe veçoi vlerësimin e FMN-së mbi disiplinën dhe konsolidimin fiskal të Kosovës, nga e cila FMN-ja miratoi programin e ri SBA dhe RSF.
Nga ana tjetër, z. Wilson vlerësoi angazhimin dhe punën e zhvilluar nga Republika e Kosovës në sektorin e energjisë.
Sa i përket agresionit rus në Ukrainë, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova është në anën e demokracisë, duke renduar politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, vendosur sanksione ndaj Rusisë, hequr vizat për shtetasit ukrainas dhe strehojë refugjatë ukrainas.
Palët diskutuan dhe mbi situatën në veri dhe procesin e dialogut. Drejtori i Përgjithshëm Wilson shoqërohej në këtë takim nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott dhe stafi i tij./Arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...