Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas njoftimit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci se MASHT-it po shqyrton mundësinë që librat shkollorë të blehen nga vetë prindërit, e më pas paratë të transferohen në xhirollogaritë e tyre nga ministria.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se kjo Qeveri sipas tij, vetëm po e rëndon dhe po e bën më të papërballueshme mbijetesën e familjeve, shkruan Arbresh.info.
“Skandali nuk po ia pret skandalin kësaj Qeverie. Tani, përveç rritjes së kostos së jetesës, përmes rritjes së çmimit të energjisë e produkteve bazike ushqimore, papunësisë e korrupsionit masiv, prindërit e rënduar ekonomikisht nga keqqeverisja e këtij pushteti duhet që të blejnë edhe librat për fëmijët e tyre.”, ka shkruar Krasniq.
Tutje ai ka shkruar se mbi 300 mijë familje do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre, të pasigurt nëse do të rimbursohen.
“Mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla. Këtë çështje e kishte zgjidhur rreth 15 vite më parë ish-kryeministri Hashim Thaçi, duke u lehtësuar sadopak barrën e shkollimit të fëmijëve prindërve kosovarë, përmes sigurimit të librave falas.”, tha kreu opozitar.
“Kur ne po flasim për paaftësi qeverisëse – kjo është ajo për të cilën e kemi fjalën konkretisht. Dështimi për të përmirësuar jetën e qytetarëve, në çfarëdo aspekti. Për më keq, përmes veprimeve të tyre, kjo Qeveri vetëm sa po e rëndon dhe po e bën më të papërballueshme mbijetesën e familjeve të vendit tonë.”, shtoi ai./Arbresh.info.
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...
Prej të zezës, në të bardhë… hiq s’po e ndalim. Artmotion… k...
‘Më tha që i pëlqej, por u puth me Toneyn’ – Klodiani flet p...
Qytetari dorëzon një kuletë me para dhe dokumente personale
Kapet i dyshuari me 21 dele, tentoi t’i kontrabandonte me nj...