Drita nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballjen me Lirin.
Takimi i mbajtur në Prizren përfundoi pa gola 0:0, shkruan Arbresh.info.
Drita pati rastet më të mira, duke iu anuluar edhe disa gola për shkak të pozicionit jashtë loje.
Malisheva mposhti skuadrën e sapo promovuar, Fushë Kosovën me rezultat 6:1.
Altin Aliu e gjeti golin e epërsisë në minutën e 23-të, por kundërpërgjigjja e Fushë Kosovës erdhi me anë të Urim Statovci vetëm dy minuta më vonë.
Hazrollaj shënoi dy herë në pjesën e dytë për rezultatin 3:1, derisa Aliu morri golin e katërt të vendasve.
Golat e Ilir Mustafa dhe Hazrollaj, që kompletoi hat-trickun ia dhuruan Malishevës fitoren 6:1./Arbresh.info/
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...