Katër shtetas të Kosovës janë plagosur të martën në plazhin e Dhërmisë në Shqipëri, për shkak të shpërthimit të një motoskafi në det.
Policia e Shtetit ka thënë se dyshon se për shkak të vakumit dhe nxehtësisë ka shpërthyer bidoni me 28 litra benzinë në mjet.
Sipas autoriteteve, djegie kanë pësuar katër kosovarët dhe drejtuesi i motoskafit.
Të plagosurit nga Kosova janë tre djem të moshës 24 vjeç, dhe një vajzë 21 vjeçe, ndërsa drejtuesi i motoskafit është 32 vjeç, banor i Vlorës, qytet tjetër në Shqipëri.
Ata tashmë e kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe është thënë të jenë lëshuar nga spitali.
Për këtë incident është krijuar një grup hetimor, me qëllim të zbulimit të shkakut të zjarrit./rel/
I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punë...
Besimi i biznesit gjerman rritet papritur, ndërpret një seri...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...
Maguire i dëshpëruar pasi s`do të jetë në Botëror