Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes një postimi në Facebook, ka publikuar fotografinë e të 17-vjeçarit që vdiq si pasojë e aksidentit tek rreth-rrotullimi në Lakrishtë, përcjell Arbresh.info.
Bulliqi u ka shprehur ngushëllime familjes, miqëve e të gjithë farefisit të së ndjerit.
“Shumë i dhimshëm lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike e të riut, Altin Hyseni nga fshati Katunishtë.
Ndaj dhimbjen me familjen Hyseni, farefisin, miqtë dhe gjithë ata që e njohën të ndjerin. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë!
Zoti ju dhashtë durim ta tejkaloni dhimbjen!”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin tek rreth-rrotullimi në Lakrishtë të Prishtinës.
Si pasojë e këtij vetaksidenti, një makin ka rënë nga ura poshtë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Ndërkaq vozitësi i veturës dhe një pasagjere tjetër janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Rr. Ismet Krasniqi, Prishtinë 14.08.2023 – 03:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë, duke goditur rrethojat mbrojtëse në rreth-rrotullim, ku si pasojë ka rënë (nga ura) poshtë në shiritat qarkullues Prishtinë-Fushë Kosovë. Si pasojë, pasagjeri kosovar ka pësuar lëndime të rënda me ç’rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku dhe ka ndërruar jetë. Lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi dhe pasagjerja femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion. Rasti është duke u hetuar”./Arbresh.info/
Kurti në përurimin e Shtëpisë Muze të Ymer Elshanit në Drena...
Barcelona nis bisedimet për Rashfordin, anglezi pranë transf...
Ekzekutohen shtesat e rritura për lehonat, Kurti: I gëzofshi...
Dështimi i Milanit në Serie A, largime të mëdha nga klubi nu...
Pesë të lënduar në një aksident të rëndë në rrugën Gjilan-Ka...
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit