Shërbimi i përmbarimit gjyqësor i Rusisë ka filluar t’ua falë të gjitha borxhet ish të burgosurve rusë, të cilët kanë shërbyer në njësinë Stuhia Z në luftën në Ukrainë.
Ligji aktual lejon që procedurat gjyqësore të pezullohen përkohësisht kundër anëtarëve të ushtrisë, por nuk ka ligje të cilat lejojnë fshirjen e borxheve të anëtarëve të ushtrisë.
Të dhënat e publikuara më 11 gusht nga shërbimi përmbarimor tregojnë se borxhet e disa mercenarëve, përfshirë të ladislav Kanus, Pavel Alehin, and Oleg Batishev, janë fshirë.
Të tre këta personi kanë qenë të dënuar më burgim për vrasje.
Anëtarët e njësisë Stuhia Z, e mbledhur në shkurt 2023, u rekrutuan nga burgjet ruse për të luftuar për ushtrinë ruse në Ukrainë.
Në vitin 2022, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e kishte nënshkruar një ligj i cili mundësonte fshirjen e borxheve në rast të vrasjes në “operacione speciale ushtarake”./REL/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...