Po vazhdon pritjet e gjata në pikë kalimet kufitare që e lidhin Kosovën me Serbinë.
Fluks më i madh i mërgimtarëve po vazhdon të jetë në pikën kufitare në Merdarë, ku bashkatdhetarëve po u bie të presin deri në tri orë, për të dal nga Kosova.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se kolona në këtë pikë kufitare është 700 metra, kurse për të hyrë në Kosovë nga ky kufi, nuk ka kolonë dhe pritjet zgjasin 3-5 minuta, përcjell Arbresh.info.
Pothuajse e njëjtë është gjendja edhe të Dheu i Bardhë.
Aty mërgimtarëve po u bie të presin deri një orë e 40 minuta, ndërsa për të hyrë në Kosovë 5-10 minuta.
Në Muçibabë në dalje nga vendi, pritjet zgjasin deri një orë e 20 minuta ndërsa për të hyrë 5-10 minuta.
Një orë pritje ka edhe në Jarinjë, në dalje të Kosovës kurse në hyrje 10 minuta.
Pikë kalimet e tjera kufitare janë të lira për qarkullim./Arbresh.info/

Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...