Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së urdhrit ushtarak “Kryqi i Nderit në Ar” të Forcave të Armatosura Federale të Gjermanisë për ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Në këtë ceremoni që u mbajt në rezidencën e ambasadorit gjerman, Rohde, përmes kësaj dekorate u vlerësua lartë edhe një herë puna, bashkëpunimi, profesionalizmi dhe angazhimi i ish-ministrit Mehaj në Qeverinë e Republikës së Kosovës përgjatë këtyre 29 muajve që ushtroi pozitën e ministrit të Mbrojtjes.
Të hënën, ish-ministri Mehaj kishte ofruar kërkesën e tij për lirimin nga detyra për arsye familjare. Në vend të tij, është emëruar Koloneli Ejup Maqedonci./Arbresh.info/

Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...