Policia ka sekuestruar këtë të enjte një shumë të konsiderueshme monetare. Përkatësisht, janë bllokuar 82 550 euro në portin e Durrësit dhe 12 820 paund në Aeroportin e Rinasit. Sipas policisë, eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit, u gjetën të fshehura në autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”.
Për këtë rast u arrestuan dy shoferët e autobusit, të cilët nuk kanë deklaruar shumën monetare, të cilën tentuan ta fusnin ilegalisht në vendin tonë.
Kurse në operacionin e dytë në Rinas një të riu nga Burreli, por me banim në Londër, iu gjet dhe iu sekuestrua shuma prej më shumë se 12 mijë paund.
Ai nuk i kishte deklaruar ato në kufi, ndërsa autoritetet nisën menjëherë procedimin në gjendje të lirë për të. Duket se tentativat e transportimit të parave përmes autobusëve është kthyer tashmë në trend.
Tre 3 ditë më parë, Policia sekuestroi në portin e Durrësit, 121 680 euro të tjera që tentoheshin të futeshin në Shqipëri, duke i fshehur në tavanin e një autobusi./abcnews.al
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...