Reperi i njohur shqiptar, Capital T, të premten e 11 gushtit mban një prej koncerteve të tij më të mëdha në karrierë.
Pas suksesit të “Time Capsule” në Tiranë, ai vjen me një të dytë në Prishtinë, organizimi i të cilit është i një niveli botëror.
Jehona e koncertit ka arritur edhe në një prej qendrave më të mëdha në botë, Time Square, New York, duke u shfaqur promoja e eventit të së premtes, që pritet të ‘pushtojë’ kryeqytetin e Kosovës.

Ndërkohë, kujtojmë që ylli botëror i muzikës, Akon do të jetë i ftuari special i artistit shqiptar.
50-vjeçari do të performojë për herë të parë në Kosovë, ai pritet që të arrijë sot pasdite (e mërkurë) në vendin tonë.

Ndërkohë, emra të tjerë që do të performojnë në “Time Capsule” janë: Ledri Vula, MC Kresha, Majk, Lyrical Son, 2po2, Rina Balaj, Elvana Gjata, Lluni, Kanita e II Ghost.
Theksojmë që koncertit ishte paraparë të mbahej në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tashmë është zhvendosur në Parkingun e Pallatit të Rinisë”. /telegrafi
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...