Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka zhvilluar takim me kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci, në zyrën e tij në fshatin Lipë.
Përmes një postimi në Twitter, Szunyog bëri të ditur se në takim është diskutuar lidhur me sfidat me të cilat përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, ai i ka shprehur mirënjohje kryetarit për kontributin e tij drejt de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës.
“U takova sot me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Peci, në zyrën e tij provizore në fshatin Lipa. Diskutuan sfidat me të cilat përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale. Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për de-përshkallëzimin në veri të Kosovës.”, shkroi shefi i Zyrës së BE-së./Arbresh.info
Met today with Zvecan/Zveqan mayor Ilir Peci in his provisional office in Lipa village. Discussed the challenges they face in providing municipal services to the local population.
Expressed my appreciation for the mayor’s contribution towards de-escalation in northern Kosovo. pic.twitter.com/FmDENV9nFi— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) August 3, 2023
Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sigal Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Rahovecit
Arrestohen dy të mitur në Gjilan të dyshuar për mashtrim dhe...
Kurti për rezervat shtetërore: I besoj plotësisht Rozeta Haj...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës në “KaragaçR...
Albion Rrahmani shënon gol në fitoren e Sparta Pragues