Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me portierin spanjoll, Arnau Tenas, i cili gjithë karrierën e ka kaluar te ekipet zinxhir të Barcelonës.
Kampioni i Ligue 1 nuk ka të ndalur në afatin kalimtar të verës, pasi ka zyrtarizuar edhe transferimin e shtatë deri tani.
Pas Milan Skriniar, Marco Asensio, Cher Ndour, Kang-in Lee, Lucas Hernandez dhe Manuel Ugarte, PSG ka njoftuar edhe ardhjen e portierit Tenas.
Tenas vjen si transferim i lirë pas skadimit të kontratës me Barcelonën dhe ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Arnau Tenas. Portieri 22-vjeçar i është përkushtuar klubit deri në vitin 2026”, thuhet në njoftim.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi të madh dhe që jam pjesë e familjes së portierëve të PSG-së. Disa portierë shumë të mirë kanë shënuar historinë e Paris Saint-Germain”, ka thënë Tenas pas prezantimit. /Telegrafi/
???
? #WelcomeTenas ? pic.twitter.com/cCXZlFWcCX
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) July 30, 2023
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë