Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth vrasjes së trefishtë që ka ndodhur dje në fshatin Rufc të vjetër, komuna e Lipjanit.
Në njoftimin e policisë tashmë siç dihet i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dy revole dhe 4 gëzhoja.
“Fsh. Rufc i Vjetër, Lipjan 28.07.2023 – 16:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së. Rasti vazhdon të hetohet./Arbresh.info/
lexo edhe:
Babai, nëna dhe i biri gjenden të vrarë në Lipjan, dyshohet për krim brenda familjes
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit