Babai, nëna dhe i biri gjendet të vrarë në Lipjan
Tre persona janë gjetur të vdekur sot në fshatin Rufc të Lipjanit.
Arbesh.info mëson se tre persona janë familjar ndërmjet vete (Babai, Nëna dhe i biri).
Sipas dyshimeve të para, dyshohet për krim brenda familjes.
Për vdekjen e tre personave, lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha Ahmeti.
Tutje, ajo tha se tashmë të gjitha ekipet e policisë janë në vendngjarje dhe ka nisur hetimi në lidhje me rastin.
Lexo edhe:
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit