Një sherr brenda familjes ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta në Pogradec të Shqipërisë,
Blutë e qytetit njoftojnë se një 44-vjeçar ka plagosur me thikë vëllain e tij.
Autori Denis Harizi është shpallur në kërkim, ndërsa vëllai i tij Agim Harizi është transportuar në spital për tu trajtuar me ndihmë mjekësore të specializuar.
Dyshohet se konflikti mes vëllezërve ka nisur për pronat. Ata kanë qenë vazhdimisht në konflikt për këtë arsye dhe në raste të më hershme janë referuar në polici.
Po ashtu mësohet se pasi është plagosur, 50-vjeçari ka njoftuar vetë policinë.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Tushemisht, Pogradec, në banesë shtetasi D. H., rreth 44 vjeç, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A. H., 50 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. H.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./A2
Stuhia e dëborës godet SHBA-në/Mbi 900 mijë familje pa energ...
Punëtorët e ‘Kuzhinës Qendrore’ me orar të ri, katër ditë pu...
Nga nesër ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitar...
Vazhdon shkëlqimi i Endrickut në Ligue 1
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës