Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka takuar sot bashkatdhetarët në Kuvendin e Kosovës,
Faqja zyrtare e LVV-së në Facebook, shkruan se mërgata është zemra dhe shpirti i këtij vendi, përcjell Arbresh.info.
“Bashkëbisedim mbi tema të ndryshme që kanë të bëjnë me këtë institucion por edhe qeverisjen në vend po zhvillohen mes deputetëve tanë dhe mërgatës që po qëndron në Kosovë. Mërgata është zemra dhe shpirti i këtij vendi, ajo është motori i ekonomisë dhe demokracisë tonë”, thuhet në njoftim.
“Si qeverisje, ashtu siç jemi zotuar, mërgatës tonë ua kemi lehtësuar procesin e votimit në Kosovë, ua kemi lehtësuar investimin në ekonomi, dhe përmes Programit për Diplomaci Qytetare kemi filluar t’ua lehtësojmë edhe përfshirjen në politikbërje në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.
Në fund të postimit të LVV-së, thuhet se mërgata i duhet Kosovës ashtu siç mërgatës i duhet Kosova.
“Ashtu siç mërgatës i duhet Kosova si vendlindje, si atdhe e mëmëdhe, edhe Kosovës i duhet mërgata, fuqia e saj, truri i saj, për t’u zhvilluar e për t’u bërë një vend prosperues për të gjithë. Bashkë me mërgatën, për ditë ende më të mira për Kosovën”, thuhet në fund./Arbresh.info/
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...