Policia e Kosovës, nën autorizimin e prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ka realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, E.B., 54 vjeçar.
Bastisja e shtëpisë erdhi pas një informacioni që pranoi policia e stacionit në Ferizaj për një rast kanosje, përcjell Arbresh.info.
Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar, një armë zjarri pushkë automatike me 139 fishek dhe një tjetër armë zjarri (pistoletë) me 6 fishek.
Siç thuhet në njoftim, me vendim të prokurorit rasti po hetohet edhe është cilësuar ” Dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor./Arbresh.info/

Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë