Rritja e temperaturave ka shkaktuar problemet e para me zjarret në pyje dhe sipërfaqe të tjera. Në qarkun e Fierit janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pemë dhe ullishte.
Kjo ka bërë që krahas punës së zjarrfikësve në terren, të nisë edhe fluturimi i helikopterëve të ushtrisë për të shuar zjarret.
Një masiv pyjor në Peshtan vijon të digjet edhe pse zjarrfikësit po bëjnë të pamundurën për shuarjen e tyre. Terreni i vështirë dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve.
Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për perona të dëmtuar nga zjarret./abcnews.al
Haxhiu në përvjetorin e Dubravës: Shteti serb veproi si apar...
Kurti: Kosova ka obligim të ruajë kujtesën për Dubravën
Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio nga homologia Takai...
Hekuran Murati jep detaje për pakon “2.0”
Tensionet në aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Projekti do të v...
Qeveria ndan 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet n...