Të paktën 34 persona u vranë në një sulm nga persona të armatosur në një fshat në rrethin Maru, shteti Zamfara në Nigerinë veriperëndimore, siç raportohet nga agjencia Reuters duke cituar një zyrtar të milicisë lokale dhe dëshmitë e banorëve.
Sulmi ndaj komunitetit Dan Gulbi ndodhi të hënën pasdite, tha për Reuters Ismail Magaji, kreu i milicisë lokale.
“Në sulm u vranë 27 fshatarë, ndërsa shtatë ushtarë u zunë pritë teksa po përpiqeshin të nxitonin për të ndihmuar”, tha Lawali Zonai, një banor i zonës.
Bandat e armatosura të banditëve kanë përhapur terror dhe vdekje për tre vitet e fundit në veriperëndim të Nigerisë, të cilat janë përgjegjëse për shumë rrëmbime dhe vrasje.
Forcat e sigurisë janë të fragmentuara për shkak të luftës në shumë fronte që po luftojnë në pjesë të ndryshme të vendit: për të shtypur kryengritjen xhihadiste (në verilindje), përleshjet e dhunshme midis fermerëve dhe barinjve (në qendër) dhe sulmet e grupeve separatiste (juglindje). /abcnews.al
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu