Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, të cilit i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe e përgëzoi për detyrën e re.
Me këtë rast Sveçla i bëri një rezyme të përgjithshme angazhimeve të tija si ministër dhe prioriteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së Kosovës, sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.
Përmes një komunikate për media nga MPB bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të institucioneve dhe kishte dakordim në mes të dy palëve, që ky bashkëpunim i mirë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe EULEX-it, të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Barbano falënderoi ministrin për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të misionit në kuadër të përgjegjësive që ka, për vazhdimin e partneritetit mes të dy institucioneve./arbresh.info/

Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...