Kosova ka luajtur edhe ndeshjen e dytë kualifikuese të Evropianit të volejbollit në Çeki, kundër Turqisë
Kombëtarja U22 e Kosovës, femrat, ka zhvilluar edhe takimin e dytë në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Evropian, të cilat po zhvillohen në Brno të Çekisë.
“Dardanet” ditën e sotme patën një test të vështirë ndaj Turqisë, nga e cila pësoi disfatë me rezultat 3-0 (25-10, 25-9, 25-16).
Rezistencën më të madhe kosovaret e treguan në setin e tretë, ndërsa e gjetën të pamundur të gjejnë përgjigje ndaj një ekipi me shumë kualitete në dy setet e parë.
Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon kundër Austrisë ditën e nesërme, me fillim nga ora 16:00.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...