Arsene Wenger ka paralajmëruar se Arsenali ka për të fituar titullin e Premier Leagues në sezonin 2023-2024.
Ish-trajneri legjendar i “Topçinjve” beson se skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka atë që duhet për t’u kurorëzuar kampione të Premier League, transmeton Arbresh.info.
Wenger ishte i ftuari i nderit në skenën e “Tour de France” të së dielës në Alpe.
“Unë jam mik me Christian Prudhomme (CEO i Tour de France) dhe ai më ftoi ta shikoja nga brenda. Është paksa si të hysh në dhomën e zhveshjes së një ekipi futbolli”, tha Wenger për Eurosport .
Shefi i FIFA-s për Zhvillimin Global të Futbollit i ka hapur shanset skuadrës së ish të tij për të përmirësuar vendin e dytë sezonin e kaluar.
Pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit, Arsenali gradualisht humbi terren ndaj Manchester City, i cili përfundimisht fitoi ligën.
“Besoj se do ta fitojmë kampionatin, është kaq e thjeshtë. Kam më pak dyshime për Arsenalin sesa për çiklizmin sot”, tha Wenger.
Arsenali ka dështuar të fitojë Premier League për njëzet vjet tani.
73-vjeçari francez fitoi tre tituj të ligës me Topçinjtë, duke përfshirë sezonin legjendar 2003-2004 kur Arsenalie mbylli sezonin pa humbje.
Wenger e dha dorëheqjen dhe i dha fund një qëndrimi 22-vjeçar të mbushur me trofe në Londrën Veriore në 2018./Arbresh.info/
Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Ko...
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
“Të gjithë e vlerësuan Mourinhon dhe Chelsean”, Henry krahas...
Kushtetuesja ka filluar shqyrtimin e dekretit të presidentes...