Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja lidhur me pengmarrjen e të premtes në kryeqytet. Klajdi Gjeci 37 vjeç, është rrëmbyer nga tre persona për motive banale.
Policia bën të ditur se në orët e para të mëngjesit të së shtunës janë vënë në pranga Klejdi Yzeiraj, 27 vjeç dhe Martin Seferi 31 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim E. Y.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë rreth orës 20.35 në rrugën e Dibrës. Pasi kanë pasur një konflikt të çastit, tre personat kanë rrahur Gjecin e më pas e kanë marrë me forcë nga mjeti i tij. Ata kanë dhunuar fizikisht Gjecin edhe në automjetin e tyre. /Top Channel
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind