Juan Cuadrado, foli për ambiciet e tij për të luajtur në Evropë dhe hodhi poshtë çdo zë për një lëvizje në Arabinë Saudite.
Ish-lojtari i Juventusit, Cuadrado, ka mohuar me vendosmëri mundësinë për të bërë një lëvizje në Ligën Pro Saudite pas largimit të tij nga Juventusi.
Ish-lojtari i Chelseat nuk ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje me Juventusin për të zgjatur qëndrimin e tij para 30 qershorit dhe është bërë një lojtar i lirë.
“Në këtë moment kam ende pasionin dhe më pëlqen të konkurroj. Përveç kësaj, Ronaldo është atje poshtë dhe ai nuk më do mua. Jam shumë i relaksuar, duke menduar për atë që është më e mira, duke i kërkuar Zotit ndihmë për këto vendime. Agjenti im Andrey Martinez ishte në Evropë dhe sapo ka ardhur për të biseduar me mua për situata të ndryshme. Natyrisht, ka opsione dhe ne do të analizojmë se cila është më e mira”, tha Cudrado për të ardhmen e tij.
35-vjeçari bëri 314 paraqitje në fanellën e Juventusit, duke shënuar 26 gola dhe duke dhënë 65 asistime.
Ai fitoi pesë tituj të Serie A me “Zonjën e Vjetër”, katër Coppa Italia dhe dy Superkupa të Italisë me Bardhezinjtë./Arbresh.info/
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...