Të paktën 13 persona kanë vdekur nga vala ekstreme e të nxehtit që ka torturuar jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dy javët e fundit, thanë zyrtarët amerikanë të premten.
Numri më i madh i vdekjeve, gjegjësisht 11 persona, u regjistrua në Teksas, pranë kufirit me Meksikën.
“Që nga e mërkura, ka pasur 11 vdekje gjithsej”, thanë zyrtarët lokalë në një deklaratë për AFP-në.
Një 14-vjeçar vdiq javën e kaluar kur po ecte në një park në Teksas, ku temperaturat arritën 48 gradë celsius.
Në mënyrë tragjike, njerku i viktimës ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik, teksa po nxitonte për ta shpëtuar djalin.
Ndërkohë një grua 62-vjeçare vdiq në shtetin fqinj të Luizianës javën e kaluar, pasi një stuhi la mijëra familje pa energji dhe rrjedhimisht pa ajër të kondicionuar, sipas zyrtarëve lokalë.
Ditët e fundit, temperaturat në disa qytete jugore të SHBA-së kanë qenë shumë të larta dhe autoritetet lokale në Teksas kanë ngritur disa qendra ftohjeje./rel
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...