Forca e Sigurisë së Kosovës sot ka realizuar një trajnim për “operacionet e materieve të rrezikshme- niveli teknik”.
“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Defense Threat Reduction Agency ( DTRA) SHBA, Instruktorët e Kompanisë së Materieve të Rrezikshme nën monitorimin e instruktorëve amerikan kanë realizuar trajnimin “Operacionet e Materieve të Rrezikshme- Niveli Teknik”.”
Trajnimi është mbajtur në kazermën e FSK-së “Evropianet e Rinj” në Pomozatin, ku pjesëtarët e FSK-së fituan njohuri për përdorimin dhe teknikat e pajisjeve, zbulimin e prezencës dhe për teknikat mbrojtëse ndaj materieve të rrezikshme.
“Qëllimi i trajnimit ishte të bëjë aftësimin e personelit që të reagoj në incidente me materie të rrezikshme, me qëllim zbatimin ose mbështetjen e veprimeve për të mbrojtur jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.”/Arbresh.info/
Drogë në pampersin e një fëmije, dështon tentimi për futjen ...
Haradinaj nderon Dr. Rexhep Tafën, vendoset pllakë përkujtim...
Hapet aplikimi për studentët për shtesën prej 100 eurove
BE thirrje partive për fushatë të respektueshme: Përmbahuni ...
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit
Kurti: Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër