Boksieri kosovar, Shpejtim Shabani, është eliminuar nga Lojërat Evropiane.
Shabani në kategorinë mbi 92 kilogramë, humbi nga boksieri nga Lituania, Jonaz Jazevicius.
Jazevicius që nga fillimi e dominoi ndeshjen, duke e mposhtur Shabanin pa shumë vështirësi, ku gjyqtari ndërpreu përballjen, pas një goditje të fortë të lituanezit.
Shabani ishte i fundit prej boksierëve të Kosovës në Lojërat Evropiane, pasi të gjashtë boksierët janë eliminuar, ndërsa vetëm Shpejtim Bajoku shënoi një fitore.
Në garë ka mbetur vetëm Donjeta Sadiku, e cila ka dy fitore deri më tani dhe të mërkurën pasdite do të kërkoj medalje./Arbresh.info/
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi