Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka hequr dorë nga blerja e dronëve “Bayraktar” nga Turqia.
Kjo tërheqje vjen si pasoj e furnizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me dronë inteligjent muaj më parë nga Turqia.
Sipas mediumit serb “Vesti“, Vuçiq ka thënë se ushtria e Serbisë është shumë më e fuqishme se ajo e Kosovës, por ka theksuar se FSK-ja vazhdimisht po pajiset dhe armatoset, në radhë të parë nga Turqia.
“Turqit u kanë dhënë mjete të blinduara shumë të fuqishme, mortaja, bajraktarë, obusa, këto janë të gjitha që i ka FSK-ja. Ata kanë optikë termike, me rreze të gjatë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të kemi mjete adekuate nëse populli ynë kërcënohet”, ka deklaruar Vuçiqi, teksa ka shtuar se Serbia ka hequr dorë nga blerja e “Bayraktarëve” turq për shkak se Ankaraja ia ka dorëzuar ata Prishtinës.
“Ne nuk do të bashkëpunojmë me ta, sepse ata janë furnizuesit kryesorë të një shteti inekzistent”, tha presidenti serb, transmeton Arbresh.info.
Ai theksoi se Ushtria e Kosovës as që duhet të ekzistojë, as sipas Marrëveshjes së Kumanovës, as sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, por përkundër kësaj, jo vetëm që ekziston, por në radhë të parë Turqia i armatos.
“FSK-ja nuk duhet të ekzistojë, por atyre, Perëndimit dhe Turqisë, nuk u intereson shumë. Fort u intereson atyre për të drejtën ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare janë ata, ky është ligji i më të fortëve. Prishtina po krijon ushtrinë e saj, e cila nuk guxon të ekzistojë dhe e arsyetojnë duke thënë se Kosova është e pavarur, sepse të gjithë e kanë njohur, me të drejtën e më të fortit, të nxjerrë nga agresioni ilegal kundër RFJ-së”, tha Vuçiqi.
Në prill të vitit të kaluar, presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte paralajmëruar mundësinë e blerjes së “Bayraktar”.
“I kërkova presidentit turk që të prokurojë ‘bajraktarët’ përmes urdhrit dhe t’i përfshijë ata në armatimin e Forcave të Armatosura Serbe”, kishte thënë Vuçiqi në atë kohë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...