Pas anulimit të njëanshëm të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive me argumentin “s’kemi ç’të diskutojmë”, Edi Rama po i lutet Albin Kurtit për një “takim në çdo moment”.
Në koferencën me gazetarët, Rama duket se ka ndryshuar 180 gradë qëndrim në lidhje me kryeministrin e Kosovës, pasi sot është shprehur i gatshëm të takohet Albin Kurtin në çdo moment.
“Nuk më jep kënaqësi fakti meqë nuk jam dakord në këtë moment me Albinin dhe që s’i hapet asnjë derë në Evropë dhe Amerikë. Më duket e tmerrshme apo që programe të caktuara kanë ngrirë të bashkëpunimit të BE me Kosovën. Nuk hyj tek ata që i konsideroj ndërkombëtarët si zotin vetë. Zoti është mbi ne dhe mbi ndërkombëtarët dhe aleatët. Por ama në këtë rast është katastrofë që të këputen në këtë farë feje lidhjet aëq të rëndësishme me bashkësinë euroatlantike. Jam i gatshëm të takohem me Albinin në çdo moment. Në nivelin personal nuk ka asnjë problem, por kemi në nivelin konceptual”, tha Rama./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?